Trajneri i lutet presidentit: “Formacionin ma lër mua, lojën bëje ti..!”

Çfarë nuk thonë për Superligën! Sikur s’gjëndet dot një kampionat tjetër në botë që nuk ka as kohë e as datë dhe s’dihet se ku do të luhet!   Çdo ditë e javës është e dielë , luhet në orët më terse,  dhe futbolli që ngujohet   si një biçim   “Big-brotheri”. I mbyllur në kasafortë,   i fshehur me kujdes nga sytë  e popullit, sa shpesh  duket sikur luajnë  kukafshehtin më cinik me tifozët e tyre. Edhe një ndeshje Derbi, ajo që ka shpëtuar nga “pushkatimi publik” ,  nuk dihet se kur do të luhet ! Ishte për në shtator, thonë se do të shesin bileta për në tetor, por ka zëra se mund të luhet edhe për nder të festave  te Nëntorit…

Çfarë nuk thonë për Superligën! Se është kampionati më i pabesë, se golat tanë pëlqehen  deri në Kinë . Kaq i çuditshëm është kampionati, sa edhe tifozët  nuk arrijnë ta kuptojnë “live” dhe  e ndjekin nga shtëpia me “libër në dorë”!

Thonë, madje edhe vetë trajnerët,  se është kampionati që ka presidentët  më “bamirës  në botë”,  sepse të shkarkojnë të hënën dhe të marrin prapë të shtunën!  Ndaj dhe trajnerët  largohen  si “burrat” , duke  kritikuar veten dhe duke bekuar  presidentin!.Tregohet si anektodë, por është një “manifest i zi”,  kur trajneri  i gjorë i  lutet presidentit para ndeshjes : Formacionin ma lër  mua, lojën bëje ti… “

Sfidanti.al