Alexis Beka Beka trembi Francën. Futbollisti tentoi tël hidhej nga ura

Një ngjarje e pazakontë mund të kishte përfunduar në tragjedi për futbollin francez. Sot rreth orëve të mesditës, lojtari i skuadrës së Nice, Alexis Beka kërcënoi me vetëvrasje pasi kishte hipur në pjesën e jashtme të njën ure. Ngjarja ndodhi në autostradën Q8 në zonën e Van Martin.

Pas disa orëve bisedime, policia dhe zjarrëfikësit e rikthyen 22-vjecarin mes njerëzve të tij të dashur duke evituar fundin fatal. Mediat franceze aludojnë se shkak i problemeve të tij psikologjike është bërë ndarja nga e dashura por tashmë ankthi ka marrë fund dhe pas bisedës së gjatë që ai zhvilloi edhe me një psikolog në rreth 100 metra lartësi, alarmi është shuar dhe gjithcka për fat të mirë është mbyllur me fundin e lumtur të të gjithëve.

sfidanti.al