Pep Guardiola ka thënë se Manchester Cityt do t’i mungojnë disa lojtarë kyç në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Wolves të shtunën. Bernardo Silva nuk është rikuperuar plotësisht nga një goditje që mori në ndeshjen e Ligës së kampionëve, ndërsa John Stones gjithashtu nuk është i disponueshëm. Edhe Rodrigo është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq në ndeshjen me Nottingham në fundjavë. Duke shtuar këtu edhe mungesën e Kevin De Bruyne prej disa muajsh, qytetarët do të kenë probleme, sidomos në mesfushë.
“Ne kemi stërvitje këtë pasdite. Kevin nuk është gati. Bernardo nuk është mirë por mendoj se pjesa tjetër janë mirë. John është më mirë, shumë më mirë. Ai ndihet shumë mirë. Ai po stërvitet vetëm, por ndoshta javën e ardhshme ose pas Leipzig do të fillojë të luajë. Unë duhet të gjej një zgjidhje. Nuk jam këtu për t’u ankuar”, deklaroi Guardiola.
sfidanti.al