Tirana munde Beshiktashin, Shehi ktheja qokën Gyneshit..

Diplomaci e futbollit të  sotëm apo një stërkëmbësh  trajnerësh? Fjalët e trajnerit të Beshiktashit, Senjol Gynesh, para gazetarëve, sepse na kujtuan një histori të  shumë viteve më parë, një histori pikatnte, që, gati e kishim harruar.

Shpresa jonë sapo kishte humbur një ndeshje me Letoninë, pasi i kishte dorëzuar edhe “çelsin e  lojës” kundërshtarit dhe trajneri  Bujar Kasmi, para gazetarëve, tha këto fjalë të paharruara: “ Konstatova se trajneri letonez e kishte përgatitur mjaft mirë ndeshjen..” Kujtuam se kjo “rofeshatë trajneri ” do të mbetet si pronë e sa kaluarës…

Po çfarë ka thënë trajneri Gynesh që na ngacmoi kujtesën? As më pak e as më shumë, turku ka thënë një ditë më parë: “Trajneri Shehi e kishte përgatitur mirë ndeshjen…” Siç duket, trajneri fitues paska të drejtë të flasë për “punën” e humbësit!  Më e bukura, vetë trajneri Shehi paralajmëron futbollistët se në ndeshjen e kthimit me Beshiktashin në Tiranë ..“ nuk do të jemi krenar nëse vetëm shëtisim fanellën..”

 

Sfidanti.al