Striptizmi i “Air Albanias”: vishet në sytë e UEFA-s, zhvishet për..tanët!

Shprehja e vjetër na thoshte : hidhni kupa e puthni çupa! Kurse për shkodranët e Vllaznisë duhet me thanë : “hidhni” titullin kampion, dhe puthni..Kupën! E bënë dy vite me radhë që Vllaznia niset me zjarr për të pretenduar titullin kampion dhe në fund e shikon veten jo si kampione, por si fituese e ..Kupës!

Dhe këtë herë ka patur disa momente “pikante”: siç e do zakoni i Kupës, u hap nami se ndeshja do të kishte përmbysje rezultati midis pjesëve, por për “fat”, përmbysja ndodhi për gjithë 90 minuteshin! Sidoqoftë, shkodranët s’i ranë botës “përqark” kot me kot, se më në fund e gjetën trajnerin fitues, tamam në javët e fundit. Përcollën Berdariçin e huaj, më pas edhe Plorin që e nxorrën nga gjiri i familjes, dhe fati u shkoi mbarë, sa hap e mbyll sytë, me Mirel Josën.

Dhe sa shumë arsye kishte Josa për ta mundur Laçin, mu në një finale Kupe, pasi përballë kishte të kaluarën e tij…mosmirënjohëse! E mbani mend intervisten e tij ? Sapo mori Vllazninë, lëshoi një deklaratë disi të koduar: “ Tek ne ka klube që nuk kanë mirënjohje..” Dhe nga mënyra se si e hoqën si trajner, Laçi e kishte në ballë qortimin e tij..

Kjo finale do të kujtohet edhe për “qokën e dhunës” në stadiumin “Air Albania”. Nje stadium i cili vishet bukur ne syte e UEFA-s, kur luhet finalja e Konferencë Ligës, ndersa zhvishet bukur kur luhet finalja “alla shqiptare”. Shyqyr zotit që UEFA ia mbathi me gjithë lecka,pasi na vuri notë të lartë per organizimin, nëse do ta besonim dot presidentin Duka, meqë mbrëmë, në finalen jo të huaj, por brenda familjes, u shkulën stola nga tifozët, u hodhën shishe dhe sende të tjera në kokën e arbitrit Xhaja, si për te vertetuar se Air Alabnia eshte xhevair vetëm ku luajnë tw huajt…

Sfidanti.al