Një rrogë prej 12.5 milionë eurosh në sezon, nga e cila rreth gjysma merret “neto” (sepse paguhen taksat) nuk është aspak diçka e vogël. Këtë pagë Bajerni ia jep një lojtari si Marsel Zabicer, i cili erdhi me bujë nga Austria, ndonëse luajti fare pak këtë sezon dhe mendohet se mund të largohet. Kjo rrogë, e pjesëtuar në javë do të thotë 240 000 euro në javë, dhe sipas mediave bavareze është më e lartë se e cilitdo yll të Liverpulit, që luftoi për Premier Ligën dhe humbi në mënyrë të pafat finalen e Championsit ndaj Realit. As Van Dajku, as Salah, as Mane dhe as Alison nuk marrin rrogë sa Zabiceri, ndonëse kanë luajtur gjithmonë titullarë dhe kanë kontribut të madh. Tek Bajerni u japin 8 lojtarëve “mesatarë” plot 66 milionë euro në vit, shifër që lë pas Liverpulin, Sitin, Junajtidin dhe Barcelonën.
Sfidanti.al