Futbollisti kroat ka provuar shumë në karrierën e tij dhe jo më kot është 33 vjeç. Pas 7 vjetësh, ai i dha fund me Interin, periudhë në të cilën ka qenë për një sezon edhe tek Bajerni i Mynihut dhe zgjodhi të provonte Anglinë, duke u bashkua me Totenhemin. “Pas 254 ndeshjeve, – shkruajti ai në rrjetet sociale, – pas 55 golave, 49 asisteve, 3 trofeve dhe 18 934 minutave në fushë këtij udhëtimi të lavdishëm me këtë fanelë të shkëlqyer i erdhi fundi. Kam vlerësimin më të madh për atë që kam arritur këtu (tek Interi)”. Perishiç do të luajë në Champions me Totenhemin e Antonio Kontes dhe ishte kjo gjë që e bindi përfundimisht të bashkohej me ish-trajnerin e tij, me të cilin fitoi Serinë A me Interin. Ai ka qenë në Gjermani, në Spanjë, në Francë dhe në Itali, ndërsa tani do të provojë edhe Premier Ligën, kampionatin e fundit nga 5 kryesorët e Europës.
Sfidanti.al