Dikur thonim me ironi se u bënë këmbët për t’i rënë kokës, sot kjo shprehja mund të ringjallet kur shikon “luftën” për zgjedhjet në FSHF dhe kandidati i parë kunder “mbretit”, na shfaqet komentatori Dritan Shakohoxha. Po, po , nuk e keni lexuar gabim , ai që dilte në studio dhe betohej se Dukën e kishte mik familje, madje dhe diçka më shumë, këtë herë do të luajë rolin e armikut më të madh, që t’i marrë fronin “babait të tij moral”. Aq sa mund të thuhet se “pronari” dhe “yzmeqari” do të përplasin brirët, nëse kanë të dyja palët, për të vazhduar me sukses tredhjen e fronit…
Mbani frymën miq …po flet Shakohoxha kundër Dukës! Dhe çfarë akuzon? Po bëhen manipulime për votimet në zyrat rajonale! Si nuk hapet toka, kur këtë e thotë Shako, truproja mediatike e Dukës, ai që na ka bombarduar veshët tërë këto vite me sukseset e kësaj FSHF-je dhe të “perëndisë” Armando Duka. Kjo ishte skema deri në “ditën e fundit” …kur Skënderbeun e dënuan !
Një Skënderbe që po të guxonte të fliste për këtë dyshe që “lufton” për fronin, do të kishim edhe ne të futbollit Hamzain tonë , pra tradhëtarin e familjes! Ndaj edhe sot flitet për tema “karamele ” si për manipulime në zyrat rajonale, për projekte në futbollin e fëmijëve, dhe nuk thuhet(si me porosi!) asnjë fjalë për “kancerin” që na bën të vdekshëm sa herë që shfaqet ..trukimet. Ndaj, kjo ndeshje froni, na bëhet si ato te fabrikuarat, që dihet sa do të dalë rezultati dhe kush do t’i bëj golat …
Sfidanti.al