Edhe “perënditë” na gënjejnë?Ah , këto këmbët e hapura te Ronaldos..

Mbahet si një kampion i madh i golave dhe bëmave unikale që janë “made in Ronaldo” dhe që janë vepra të vështira për t’u kopjuar. Fjala është për golat e Ronaldos, gjestet e tij spektakolare, dhe mbi të gjitha për kundërshtimin më sportiv që portugezi po i bën moshës 38 vjeçare. Zakonet e tij për të festuar, apo hapat e tij para se të godasë topin në ence dhe këmbët e hapura janë si një film që e kemi mësuar përmendsh.

Por, a mund të besohet se festimi i Ronaldos na qënka një plagjiaturë? Tamam nga Afrika, vjen akuza më spektakolare ndaj CR7 , të cilët thonë se Ronaldo nuk është origjinali, por kopja e vjedhur kur mban këmbët e hapura para se të godasë topin nga goditja e dënimit. Kush na qënka ky “profet” që duhet t’i falemi? Quhet Bernard Don Bortey dhe luante për perfaqesuesen e Ganës, por harruar në një botë të padushkme futbolli, askush nuk e përfillte kur gjuante encet tamam si “kopja e tij”..Ronaldo..

Sfidanti.al