Një nga mesfushorët më të mirë të botës, dhe një nga sulmuesit më të zot në planet. Këta duket se qenkan problemet e Francës që u eleminua para kohe nga Euro 2020. Sipas mediave, përveç Adrien Rabiosë, me Pogbanë paska pasur konflikt edhe Benzhame Pavar, mbrojtësi i krahut i Bajernit, që e paska akuzuar atë se nuk po mbronte sa duhet ndaj Zvicrës. Në konflikt qenka përfshirë edhe Rafael Varan i Realit. Më herët është thënë që Rabio e Pogba patën debat verbal në fushë, që u fiksua edhe nga kamerat.
Gjithsesi, problem paska qenë edhe kthimi i Karim Benzemasë, të paktën sipas ish-mbrojtësit Biksent Lizarazu. “Kthimi i Benzemasë krijoi shqetësime në ekip, – tha ai, – Zhiru u ul në stol, Koman po ashtu, Grizman nuk pati frymëzimin e dikurshëm. Para Europianit u thanë disa fjalë që nuk duhej të ishin thënë. Ata që e shohin veten si udhëheqës duhet të mendojnë për ekipin, jo për vete”.
Sfidanti.al