Trajneri italian kujton kohën kur ishte në drejtim në 2013-2015, ndonëse kanë kaluar 6 vjet që nga ato vite të lumtur. Karlo Ançeloti beson se mund të ketë një treshe të madhe në sulmin e Realit të Madridit, ndonëse Kristiano Ronaldo është prej 3 vjetësh tek Juventusi. Ai po mendon për treshen Karim Benzema-Garet Bejl-Eden Hazar. i pari është i garantuar, pasi sulmuesi francez nuk zhgënjen asnjëherë, ndërsa i dyti Garet Bejli duhet të përsërisë formën që pati tek Totenhemi ku ishte i huazuar. Së treti, Eden Hazar duket basti më i vështirë sepse ylli i Belgjikës është vazhdimisht i dëmtuar. Nëse nuk arrin të shërohet, nuk ka se çfarë i bën trajneri, edhe kur quhet Ançeloti.
Sfidanti.al