Nga Italia..tek Armenia! Tani do na fusin me zor në stadium …

Çfarë fituam nga kjo ndeshje miqësore me Italinë? Po të flasësh me gjuhën e shefave, dolëm të fituar sepse futbolli nuk është vetëm çështje golash. Kryeministri Rama e shtoi koleksionin e tij nga bota e futbollit, priti në zyrë edhe trajnerin Mançini të Italisë , kurse presidenti Duka arriti të thyejë rekordin e parave të mbledhura nga shitja e biletave në një ndeshje miqësore.

Kurse më i madhi në moshë, por më i vogli mes shefave, trajneri i Kombëtares, Edi Reja , nuk e “gjeti” dot humbjen që na priste, pasi fil pas ndeshjes tha se 3 gola ishin më shumë sa kishte menduar. Pra, shtyllat me shumicë i priste, por jo golat! Dhe momenti më pikant pas ndeshjes, kur Edi Reja zbulon pengun e fundit: po të qëndroj edhe pak, do të mësoj gjuhën shqipe! Duket sikur po na flet De Biazi, që pasi mësoi gjuhën e presidentit Duka , filloi të mësoi edhe gjuhën e ..shqiptarëve.

Dhe tani.. hajde luaj me Armeninë, pasi je “dehur” me Italinë. Këtë herë bursa e biletave do të katapultojë në rokapujë, sa thuhet se tregu i zi do të vdesë për 90 minuta. Madje kjo miqësorja me Armeninë, për hir të një nderi historik që na kanë bërë kur shkuam në Europianin e 2016-tes , do të ishte mirë të luhej me dyer jo të hapura, por te zbërthyera. Sepse futbolli nuk shet vetëm bileta, por edhe “mirënjohje” për ata që na ndihmuan të futeshim me sforco patetike në histori…

Sfidanti.al