Kampionët e Formula 1 sulmojnë Maks Verstapenin

Është kampion i dyfishtë i botës, dhe piloti më i mirë i dy viteve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim për Maks Verstapenin, veçse ajo që ndodhi në Çmimin e Madh të Brazilit në Interlagos krijoi polemika dhe solli kritika dhe akuza. Në momentet e fundit të garës, piloti holandez mori urdhër nga skuadra e tij e Red Bullit për t’i hapur rrugë shokut të ekipit, Sergio Perez, që lufton për vendin e dytë në renditjen e Botërorit me Sharl Lëklerkun e Ferrarit. Verstapen refuzoi që të bindej duke thënë se “jua kam thënë më parë, kam arsyet e mia”. Kjo bëri që Perez të ketë 290 pikë po aq sa Lëklerku. Pasi piloti meksikan deklaroi se “kjo tregon se çfarë personi është Maksi”, Verstapeni u kritikua ashpër nga emra të tillë si Mika Hakinen, Zhak Vilnës, Xhenson Baton apo Martin Brandël, që e cilësuan egoist, që thanë se ekipi vjen gjithnjë i pari dhe se nuk arrijnë ta kuptojnë përse kampioni i botës në Formula 1 u soll në atë mënyrë.

Sfidanti.al