Nuk dihet nëse ata do të jenë vërtet më të këqinjtë e Kupës së Botës, ndonëse në letër duket kështu. E përditshmja “Marka” e Madridrit njofton se kombëtarja e Uellsit do të ketë me vete në Botëror dy lojtarë që luajnë në kategorinë e katërt në Angli. Këta janë Kristofer Ros Gunter që është mbrojtës i Uimbëlldonit dhe Xhoni Uilliams, që luan për Suindon Taunin. Gunteri ka 100 ndeshje për Uellsin, dhe më parë ka luajtur për Totenhemin, ndërsa Uilliams ka 33 ndeshje për kombëtaren.
Sfidanti.al