Dy shtylla dhe goli i parë historik, por Italia na mund në “Arenë”!

Komplimentet nuk mungojnë madje më shumë na vijnë nga kundërshtari edhe pse ndeshja e radhës ndaj Të Kaltërve përfundoi sërish në barazim. Nuk ndodhi mrekullia në “Arenën Air Albania”, dhe ishte e vështirë që të ndodhte me kombëtaren shqiptare në një moment humbje ekuilibri, por gjithsesi goli i parë historik në portën e Italisë dhe goditja e dy shtyllave dhanë emocione.

Ardian Ismajli ishte autori i rrjetës së parë shqiptare ndaj katër herë kampionëve të botës me 3 ndeshjet e mëparshme që nuk kishim shënuar. Madje, ishte avantazhi në minutën e 16-të, ndonëse Italia reagoi shpejt dhe përmbysi. Xhovani Di Lorenco, kapiteni i Napolit, barazoi rezultatin në 20’, pastaj Vinçenco Grifo, që luan për Frajburgun në Bundesligën gjermane, shënoi dy gola. Pas pushimit, shtyllat i goditën Uzuni e Bajrami, ndërsa patën mundësi Kumbulla, Roshi, Lenjani dhe Bajramin.

Të Kaltrit gjithsesi treguan më shumë “brumë”, përvojë dhe frymë skuadre përtej dëshirës së ekipit të drejtuar nga Edi Reja. Mançini bëri disa eksperimente, ndonëse titullarët ishin të gjithë lojtarë që luajnë për PSG-në, Milanin, Interin, Napolit apo Juventusin.

Shqipëri-Itali 1-3 (Ismajli 16’, Di Lorenco 20’, Grifo 25’, Grifo 64’)

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli (A. Bajrami 71’), Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Bare (Laçi 88’), Abrashi, N. Bajrami (Asllani 71’), Lenjani, Broja (Roshi 50’), Uzuni (Skuka 88’).

Italia (3-4-3): Meret, Skalvini, Bonuçi (Pinamonti 90’+1), Bastoni, Di Lorenco, Tonali (Riçi 46’), Verrati (Pafundi 90’+1), Dimarko, Zaniolo (Faxholi 77’), Raspadori (Kieza90’+1), Grifo (Njonto 77’).

Sfidanti.al