Nga botërori i Katarit tek “botërori i shqiptarit” që quhet…Derbi!

Ç‘ka qënë derbi Partizani-Tirana, ç‘është dhe ç‘do të bëhet? Ka qënë ajo ndeshje që duhet të ishte: lojë që ndizte xixa në fushën e “Qemal Stafës” , një betejë pa puthje dhe tifozë që mbushnin stadiumin, të përgjegjshëm se deri ku shkonte roli i tyre..

Po tani ç‘është derbi? Tym dhe flakë në shkallët e stadiumit “Air Albania dhe më pas ( nga rëndesia) vjen fati i ndeshjes. Ngaqë pushteti i derbit nuk është më pronë e futbollistëve, por i tifozëve, që luajnë vetë më shumë se sa shohin ndeshjen, që kanë shmangur gravitetin e Derbit, ndeshjes së vetme.. me të cilën “lind dhe vdes” futbolli ynë….

Sapo ka mbaruar Botërori i Katarit, ka nisur “botërori i shqiptarit”! Një “botëror” me top të shpuar dhe të kurdisur banalisht nga zyrat, por që ka ndryshuar dhe rolet klasike : tek ne janë futbollistët që shohin se çfarë kurdisin tifozët, sepse fusha është shumë e varfër me ngjarje dhe golat nuk janë më qershia mbi tortë. Ka arritur puna deri aty, saqë futbollistët duan të imitojnë tifozët dhe jo e kundërta, siç ka ndodhur përherë.Tamam në fundin e ndeshjes, futbollistët e Partizanit donin të ngrinin dhe flamurin e “pavarësisë” mu në mes të fushës!

Sfidanti.al