Lovreni akuzohet për këngë naziste në festën e Kroacisë

Janë disa shprehje të krijuara me qëllimet më të mira, dhe janë padyshim shumë të bukura. Si mund ta cilësosh ndryshe një thirrje “Për Atdheun jemi gati”? Gjithsesi, për fat të keq, kjo ka marrë një kuptim të keq gjatë historisë, saktësisht gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kur ka qenë shprehja dhe himni zyrtar i Shtetit të Pavarur të Kroacisë, të drejtuar nga ustashët, aleatët e nazistëve. Një himn të tillë duket se e ka kënduar edhe Dejan Lovren, ish-mbrojtësi i Liverpulit, gjatë një feste për suksesin e Kroacisë në Botëror ku mori medaljen e bronzit. Në prani të tij edhe Marcelo Brozoviç. Mediat thonë se Lovreni nuk ka kërkuar falje.

Sfidanti.al