Bajerni kërkon zgjidhje afatgjatë për portën, a mund të jetë 34-vjeçari Zomer?!

Identikiti është i tillë: Na duhet një gardian jo vetëm për 6 muaj, që të flasë rrjedhshëm gjermanisht, që të jetë i aftë. Bono, Livakoviç dhe Navas nuk mund t’i plotësonin edhe pse portierë shumë të mirë. Po ashtu, Emiliano Martinez. i vetmi që flet rrjedhshëm gjermanisht dhe është portier shumë i mirë, është zvicerani Jan Zomer. Kështu shkruan gazetari gjerman Florian Pletenberg, që thekson se Bajerni po mendon për Zomerin, ndërsa Manuel Nojeri do të jetë i dëmtuar deri në fund të sezonit. Gladbahu kërkon vetëm 5 milionë euro për kartonin e tij, një biznes shumë i mirë për bavarezët, ndonëse nuk dihet nëse Zomeri mund të quhet zgjidhje afatgjatë duke qenë 34 vjeç!

Sfidanti.al