Guardiola: Botërori konfirmoi se Mesi është më i miri në histori!

Ish-trajneri i Barcelonës nuk e ka fshehur kurrë se dashuria dhe vlerësimi i tij për superyllin argjentinas është në nivelet më maksimale të mundshme. Pep Guardiola nuk harron kurrë, në asnjë rast, për asnjë vit, që të theksojë se një si Lionel Mesi lind vetëm një herë në të gjitha kohët, se ishte ai që e bëri trajner të madh, dhe se i këshillon të gjithë futbollistët e tij që të mësojnë nga argjentinasi. “Me fitoren e Kupës së Botës, Mesi konfirmoi se është më i miri në histori, – u shpreh Guardiola në prag të duelit të Mançester Sitit me Liverpulin në Kupën e Ligës (Karabao), – secili ka mendimin e tij, por për të gjithë, Leo është në majë me më të mirët. Për mua, ai është më i miri. Ka njerëz që thonë Pele, Di Stefano, Maradona. Gjithsesi, Mesit i duhej Botërori”.

Sfidanti.al