Mrekullia e futbollit japonez ka moshë vetëm 24-vjeçare!

Shumicës së tifozëve shqiptare, por edhe atyre të të gjithë botës, nuk u thotë ndonjë gjë të madhe ky emër. Kur flitet për skuadra të tilla si Japonia e Koreja e Jugut, nënkuptojmë gjithmonë një “repart ushtarak”, apo “repart pune” ku lojtarët kanë të njëjtën prerje, të njëjtën fytyrë, të njëjtin model flokës e padyshim uniforme, dhe ku as nuk mund të shpresosh të gjesh jo një Mesi, Nejmar apo Ronaldo, por as ndonjë Musiala apo Pedri.

Gjithsesi, vetë Japonia do të bëjë që të mësohemi me të, ndërsa po përpiqet të zerë vend në “Olimpin” e futbollit. Një vend që kishte një ekip amator deri në vitet 80-të, që nuk mori pjesë fare në 5 nga 7 kupat e para të botës, dhe që u eleminua “pa ceremoni” radhazi që nga 1970-ta deri në 1994 pa provuar shijen e finaleve. Pasi hyri për herë të parë në fazën finale në 1998 në Francë, për të dalë e parafundit (e 31-ta), Japonia pati ulje-ngritje, por për 7 botërorë radhazi ndodhet në skenën e madhe. Në 2002 arriti vendin e 9-të, ashtu si edhe në 2010, ndërsa në 2018 në Rusi doli e 15-ta. Këtë herë shpreson të bëjë shumë më tepër pasi mundi Gjermaninë e Spanjën. Vlen të kujtohet se 8 lojtarë të kombëtares japoneze luajnë pikërisht në Bundesligë, ndërsa Japonia ka sot mbi 800 000 futbollistë të regjistruar, një nga shifrat më të larta në botë.

Sfidanti.al