Problemet financiare dhe të dokumentacionit tek “Zonja e Vjetër” qenkan të thella dhe do të ketë pasoja nga më të ndryshmet. Dorëheqja e presidentit Andrea Anjeli dhe e 10 anëtarëve të bordit nuk është fundi, por vetëm fillimi i fundit. Përveç hetimeve penale dhe sportive në Itali, do të ketë hetim sportiv edhe nga UEFA, në bazë të rregullave që ka kjo organizatë. Kjo ka lidhje me Lojën e Ndershme Financiare dhe nëse do të dalin shkelje (vështirë të jetë ndryshe), pritet të ketë masa të forta, që nisin nga gjobat deri tek përjashtimet nga kupat e Europës, pra edhe nga Championsi.
Sfidanti.al