Në moshën 32-vjeçare, gjigandi nga Varshava po tregon se është njëri nga më të mirët në botë në rolin e tij, natyrisht jo vetëm për penalltitë. Nëse Polonia është në raundin e dytë, Vojcieh Shezni ka një meritë të madhe pavarësisht zhgënjimit me lojën që zhvilloi, dhe Shezni mbetet një nga shpresat e vetme që europianolindorët të mund të kalojnë në çerekfinale. Polaku foli me shaka pas ndeshjes.
“Nuk mendoj se penalltia për Argjentinën duhej dhënë, – tha ai, – Unë fola me Mesin dhe i thashë se me 100 për qind, penalltia nuk do jepej, dhe se isha gati të paguaja 100 euro për këtë. Unë e humbas bastin sepse arbitri e dha penalltinë e ndoshta FIFA mund të më dënojë. Gjithsesi, nuk e vras mendjen, ne u kualifikuam dhe kjo ka rëndësi. Në fund të fundit, nuk kam ndërmend të paguar, ku e vret mendjen Mesi për 100 euro!” Për çudi, Shezni i ka thuajse të gjitha penalltitë e pritura duke luajtur me ekipet e klubeve, duke nisur nga viti 2009 e deri më sot. Vetëm në 2022 ai ka pritur dy të tilla në Serinë A, një ndaj Romës dhe një tjetër ndaj Sampdorias.
Sfidanti.al