Mjafton  mbiemri “Siti” që Dinamo të   mundi Tiranën?!

Ky brez i ri Dinamos me siguri nuk e di mirë lelsionin e moçëm..pse në vite Dinamon e pagëzonin “nëndetëse”. Blutë kishin pak fjalë dhe kur dilnin në fushë i thonin të gjitha. . Kjo Dinamo që kanë shpikur kohët e fundit, ka më shumë poza, më shumë bujë, se sa futboll në fushë.

2 vite më parë, kur Dinamo e trajnerit Shkëmbi sapo kishte ardhur nga “zgafelli”, dhe  ia plasi se kishte ardhur me një “mision special” për të dalë kampion, “blasfemia” u pagua shtrenjtë…Dinamo theu kokën poshtë. Këtë sezon, “revolucioni kozmetik” është edhe më i bujshëm. Kanë trajnerin më të paguar në Superligë, italianin Di Biaxhio,  kanë mbiemrin më “botëror” Dinamo Siti, kanë ndryshuar edhe qytetin e lindjes..nga Tirana në Durrës.

Vetëm një gjë ka mbetur për të parë se si ka ndryshuar: sa peshë do të ketë Dinamo “fringo” në fushë? Për fat, do të ndeshen qysh në fillim me Tiranën për të mësuar të vërtetën e ndryshimeve, nëse janë vetëm kozmetike apo..jetike !

 

Sfidanti.al