Ronaldo, Nejmar dhe Benzema, ku iu çoi “mushka e parasë”

Më parë thuhej se paraja e hedh ujin përpjetë, në kohën e sotme, sidomos në futboll, ndryshimi është kryekeput.. Paraja e hedh ..njeriun përpjetë. Dhe çfarë njerëzish? Më të pasurit e futbollit si Ronaldo e si Nejmar do t’i shohim në një “botë tjetër” duke luajtur Championsin aziatik. Një aventurë që duket ireale, por kur flitet me milionat e Arabisë Saudite , edhe “zotat e topit” ia mbathin në..askund!

E dini se ku do të luajnë yjet ne championsin aziatik ? Nejmar do të luajë në Mumbai me ekipin e tij, kurse Kristiano Ronaldo do të luajë në Dusanbe te Tagistanit, kurse Benzema  do të ndeshet me  irakianet e Air Force klub i Bagdatit.

Ç‘të bën te kercesh pupthi.. paraja? Nga sfidat magjike të Kamp Nout dhe Bernabeut, Ronaldo, Nejmar e Benzema  do të luajnë në disa stadiume pa busull historie, pa aromën e vertetë të futbollit, mjafton që  në mes është paraja…

Sfidanti.al