Vjen fitorja e parë, Çelsi e bën “sefte” për këtë sezon në Premier Ligë

Pas barazimit 1 me 1, “të kuqtë” e Liverpul dhe humbjes shokuese 3 me 1, ndaj “çekanëve” të Uest Ham, “blutë” e Çelsit kanë gjetur mbrëmjen e sotme fitoren e parë të këtij sezoni në Premier League, teksa në “Stamford Bridge” kanë mundur “kapelabërët” e Luton, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Për golat menduan “fantazisti” i sulmit, Raheem Sterling, i cili shënoi një dopietë në minutat 17’ dhe 68’ të lojës, ndërsa goli i tretë i sfidës erdhi nga këmbët e sulmuesit të ardhur këtë verë në Londër, Nicolas Jackson, i cili mposhti portierin Kaminski në minutën e 75’-të të sfidës, duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 3 me 0.

Pas fitores në javën e 3-të të kampionatit, tashmë “blutë” e zchrzxelsi do të përballen me skuadrën e Ëimbeldon, në raundin e 1/32-ve të EFL Cup, ndërsa “kapelabërësit” do të presin në “shtëpi” skuadrën e Gillingham.

 

sfidanti.al