Mbani zemrën me dorë : Kukësi do të ketë rezultate të frikshme!

Sa herë që në skenë nuk është Kukësi si aktor protagonist, presidenti Gjici shfaqet me tërë pushtetin dhe tejsigurinë e një zoti  që do të përmbysë ngjarjet.  S’ka fillim më të keq për Kukësin në këtë sezon, me dy humbje dhe një barazim ngushëllues ne tri ndeshje dhe “presidenti i nderit” shndërrohet menjëherë në një president të llojit klasik: “ Besoj se do të kemi rezultate të frikshme deri në fund të kampionatit. S’po i kuptoj disa analistë që flasin …ndofta ka dashur të thotë si “kodra pas bregut”!

Nga e gjen këtë forcë katapultuese  presidenti Safet,  kur flet për “rezultate të frikshme”?  Edhe një vit më parë, kur në ekip ishin individët më të spikatur të kampionatit,  ata që në llojin e tyre emërtoheshin si   kampion, nuk dëgjuam as për bëma të frikshme, as për reviolucion  në rezultate!? Dhe kur pritet mrekullia të ndizet? Tamam, mu në ndeshjen e sotme me Laçin, një ekip i vështirë,  madje dhe i pashpirt ndaj kundërshtarëve që bëjnë hojna para betejës..

Thonë se në “kampionatin e bojkotit” do të ndodhin çudira që nuk janë parë dhe shijuar   në sezonet e tjerë, ku skema do  të shpaloset  kundër ligjit të vjetër  : peshku vogël do ta hajë të madhin!  Ky është vetëm fillimi e garës, një garë e molepsur keqazi,  ku të medhenjtë dhe te vegjëlit as nuk kuptohen nga barometri i lojës në fushë. Ndaj  edhe po të ndjekësh me fanatizëm klasifikimin,  të duket si puna e asaj maces që e hedh si të duash nga lartësia  dhe prapëseprapë në këmbë ..bie!  

Sfidanti.al