Ky kampionat meriton “Honoris Causa”! Presidentit Duka  e mori paradhënie!

E dinë të gjithë që filmat vlerësohen me  çmimin “Oskar”, por ky “filmi” ynë i Superligësdo do të  meritonte çmim tjetër  …”Honoris Causa”! Paska qënë si paradhënie për presidentin Duka  dekorata  bujëmadhe “Honoris” , të cilën e mori nga Universiteti i Sporteve, sepse po ta kishin dhënë në fund të këtij kampionati do ta kishim shijuar  si  gradim për mjeshtërinë në intrigë..

O zot, ç‘është kjo , Superligë apo shtrigë, që një herë të zhyt  në bojkot dhe pastaj na ngre në qiell!  Jemi peng deri në minutën e fundit, po na mbajnë në ankth,  ndryshe nga ç‘ishim mësuar ndër vite ..që sapo hynim në kinemanë e futbollit, do të dilte dikush që të  na  tregonte  se kur do të vritej Partizani  dhe se cili midis Teutës apo Vllaznisë do  ta pësonte nga “dora e Makbethit..

..Bravo regjizorit  të “filmit”!  Edhe sikur ta ketë kopjuar nga të tjerë  stisjen e ngjarjeve nëpër ndeshje , edhe sikur ta ketë blerë  shtrenjtë skenarin me klasifikim të harbuar çdo javë,  siç pretendohet, mjafton që mbetëm si peshku pa ujë për  të gjetur  emrin e kampionit. Çfarë filmi dramatik për një bashkësi sportive  që mezi po mbijeton,  e cila  e  ndjek topin nga pas  duke shpërfillur të vërtetën , pa patur gajle nëse topi rrotullohet nga goditja që merr nga futbollistët apo nga goditja që merr nga  flama  që vjen nga sipër…

O zot , sa bukur na e ka hedhur “regjizori”  këtë here, kur brenda një kampionati kemi shpallur më shumë kampionë se gjithë sezonet e fundit bashkë. Një herë festë në Shkodër, pastaj  prishej atje dhe ia plaste  në Durrës, pastaj  spostohej në Laç, dhe afër fundit, kujtuam  se shpëtuam, pasi  gjetëm fituesin..Partizanin. Aq  naivë u treguam,  pa e ditur se kishim rënë në leqen e ngritur nga “regjizori”, sepse  Partizani ishte zgjedhur si  viktima e parë  në luftën për titull. Dhe  në javën e fundit, pritet akti final i këtij teatri intrigant, ku  dikush nga Teuta apo Vllaznia pritet të vritet  nga dora e arbitrit, ngaqë  dora e sistemit  që trukon .. nuk është për sytë tanë!

Sfidanti.al