Një djalë i vogël 14-vjeçar humbi jetën gjatë kremtimeve për kampionatin e fituar nga Atletiko e Madridit në Spanjë. Nuk jepet identiteti i tij, por mediat njoftojnë se ai ishte tifoz i Atletikos, dhe përplasi kokën në një mur betoni ndërsa varej jashtë furgonit me të cilin kthehej nga Vajadolidi në Madrid. Nga përplasja, ai pati atak në zemër dhe nuk mundi të mbijetonte. Pavarësisht kufizimeve për shkak të epidemisë së koronavirusit, mijëra tifozë të Atletikos kishin udhëtuar për në Vajadolit për të përjetuar nga afër fitoren e titullit pas 7 vjetësh. Po ashtu, me mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit spanjoll, ndërsa gëzimi ishte vërtet i madh pasi skuadra e trajnerit Diego Pablo Simeone fitoi garën me Realin e Madridit për La Ligën.
Sfidanti.al