Guardiola nderon Baggion: Me mua do shënonte 50 gola në sezon

Në ditët kur pritet të shfaqet premiera e filmit dedikuar Roberto Baggio, e përditshmja Corriere Dello Sport I dedikoi një speciale ‘ Bishtalecit Hyjnor’ dhe intervistoi Pep Guardiola që ka luajtur me Baggion kur ishte në radhët e Brescia

‘E para gjë që më vjen në mendje kur mendoj Roberton është e datuar në fillim të viteve 90-tregon Guardiola-unë luaja te Barcelona ai te Juventus dhe ajo skuadër ishte; të gjithë në mbrojtje dhe një zot i avancuar. Më bënë përshtypje cilësitë e tij dhe te Barcelona nuk isha I vetmi. Ishte si një baba për mua. Kur futbollisti më I fortë është edhe më I përuluri,gjërat funksionojnë për mrekulli’

Me tone shakaje, trajneri katalanas, foli edhe për një të ardhme të mundshme në futbollin italian. ‘Baggio I mungon shumë futbollit-shtoi trajneri I Manchester City-kur të jem 72 vjec dhe të jem trajner në Itali, do t’I kërkoj Roby që të jetë asistenti im kështu që do tentoj ta rikthej në futboll. Por Baggion nuk e bind, është ai që vendos. Nëse do të dojë, do të kthehet’.

Guardiola nuk harroi të flasë edhe për cilësitë e Roberto Baggios.

‘Roby ishte një fenomen edhe pot ë luante vetëm me një këmbë dhe në një futboll si ai italian ku për një sulmues ishte e vështirë të mbijetonte-shtoi Guardiola-kishte pak hapësira dhe maksimumi krijoheshin 4-5 raste në ndeshje, por ai gjithsesi shënonte shumë dhe në situata të pabesueshme dhe si Baggio edhe Maradona, Van Basten, Totti, Del Piero

Por sa gola do të shënonte në futbollin aktual Roberto Baggio?

‘Me mua me siguro do të luante dhe do të bëntë sulmuesin fals-tha Guardiola-do të vraponte pak, por si kompesim do të prekte 500 topa për ndeshje dhe do të shënonte 50 gola në sezon, nuk kam asnjë dyshim’.

Sfidanti.al