Kur Rama fshikullon futbollin, “zonja FSHF” ndizet në. .krevatin e votës!

Sa herë që kryeministri Rama i vërsulet “kioskës së futbollit”, le ta kujtojmë këtë epitet shpotitës të shefit të madh në ditët e bojkotit 8 javor, por kësaj here me një fjalor edhe më përçmues dhe më fyes, “Çunat e sistemit” dalin edhe më të fortë nga fjalimet e tij, fjalime që po të ishin të vërteta..do të mateshin me ballë e jo me decibelë! . Me siguri kjo do të jetë ndonjë ..skemë! Mund të jetë edhe ndonjë skemë dashurie, si ato kur partnerët i lejojnë njërit- tjetrit edhe pak dhunë, që ta shijojnë edhe më shumë…aktin!

Dhe para zgjedhjeve për fronin, teatri i futbollit arrin majën kulmore, duke dëshmuar se loja me topin nuk është më shumë se sa një farsë, kurse loja me votën është se ç‘është! Është një lojë e helmuar qysh 20 vite dhe nëse FSHF është “nona” e kësaj loje, politika është “nona e nonës”, pra “big- mama”.

Edhe në këto zgjedhjet që po afrojnë, po përgatitet një superlojë e pandershme, një skenar që ia kalon gjithë të tjerëve nga intriga, hipokrizia dhe prapaskenat. Një skenar ku politika , si me porosi nga të huajt, , gjoja do të shkulë “mbretin” nga froni, në një kohë që vetë “mbreti”, sikur të mos jetë vaksinuar fare, po bën fushatë për vete, por edhe për ..ata që duan t’i marrin fronin! Ndaj dhe kandidatët janë ndarë më dysh : ca thonë rroftë mbreti, ca poshtë mbreti. Dhe nëse votimet do të krahasohen me ndeshjet, kjo ndeshja për votën do të jetë e paparë, një model trukimi edhe në krahasim me ndeshjet për të cilat po vuajmë akoma dënimin maratonesk..

Sfidanti.al