Vite më parë, kur Tirana doli kampion me Sulejman Starovën, gjëja e parë që ndodhi pas titullit ishte..shkarkimi i trajnerit. Kur e pyetën “viktimën kampione” se ç‘ishte kjo hata, përgjigja ishte pikante: “ Më duket se nuk donin të dilnin kampion..” Kjo histori është freskuar këto ditë, sepse Partizani i sapo shpallur kampion, fshesën e parë kampione e filloi tamam me trajnerin Kolela…
Një trajner që do të kujtohet më shumë për lojën e tij para mikrofonit, sesa për lojën që i diktoi ekipit në fushë. Do të mbetet i paharueshëm iatliani Kolela sepse deklaroi disa herë blasfeminë se “ nuk jemi për titull kampion”. Dhe në fund ndodhi ajo që nuk kishte “parashikuar” trajneri..Partizani fitoi titullin kampion.
Pra, kemi dy raste kampione në kohë të ndryshme: Starovën e larguan nga Tirana se “nuk donin të dilnin kampion”, kurse Kolela nga Partizani sepse nuk besoi deri në fund ..tek titulli kampion.
Sfidanti. al