Mesi fiton 50 milionë euro në vit, përpara tij “mbret” ishte Shaqiri

Kampioni i botës do të ketë një rrogë të madhe për standardet e çdo vendi në futboll, edhe pse shumë më të vogël sesa do të merrte në Arabinë Saudite. Lajmet janë që Lionel Mesi do të paguhet 50 milionë euro në sezon tek Interi i Majemit në SHBA (54 milionë USD), ndërsa Barcelona i jepte 27 milionë euro në vit (që edhe këtë nuk e arrinte dot), ndërsa Al Hilali plot 200 milionë. Përpara Mesit, më i paguari në ligën amerikane ishte Xherdan Shaqiri, ylli me origjinë nga Kosova. Shaqiri fiton një rrogë prej më shumë se 7.6 milionë eurosh, që padyshim në dollarë “përkthehet” më tepër. Sulmuesi shqiptar i Zvicrës lë pas ish-yllin e Napolit, Lorenco Insinje, që fiton diçka më shumë se 7 milionë euro në sezon si dhe Çikarito Hernandezin (ish-Junajtid e ish-Real) me diçka më pak se 7 milionë. Italiani Federiko Bernardeski është në vendin e katërt me diferencë, pasi merr 5,9 milionë euro në vit.

Sfidanti.al