Ka një karrierë të gjatë dhe ka qenë i adhuruar tek Evertoni, veçse mund të thuhet se nuk pati sukses tek Mançester Junajtidi. Dejvid Mojes është një trajner skocez me shumë përvojë, i respektuar në Premier Ligë, por tani do të jetë i tillë edhe në Europë. Uest Hemi i tij fitoi Ligën e Konferencës pasi mundi 2-1 Fiorentinën. “Dy vitet e fundit të ekipit në Europë kanë qenë të shkëlqyer, – tha ai më pas, – Vjet ishim në gjysmëfinale, këtë vit ne dolëm të parët në grup dhe arritëm finalen. Doja që t’i ngjaja Murinjos, qoftë për një herë të vetme. Një arritje e madhe në Europë. Kemi pasur përballë rivalë shumë të fortë. Shumë e vështirë të luash edhe në Premier Ligë, edhe në Europë, por ne ia dolëm”.
Sfidanti.al