Mesi konfirmon Majemin: Nuk kthehem tek Barcelona!

Nuk e bëri sërish atë që prisnin tifozët prej tij, apo ndoshta ndjeu se nuk do të kishte kuptim që të vishte sërish atë fanelë. Lionel Mesi konfirmoi se do të kalojë Atlantikun për të luajtur në Ligën Profesioniste Amerikane, dhe se nuk do të kthehet tek Barcelona. Po ashtu, nuk do të luajë për Al Hilalin në Arabinë Saudite, pasi familja nuk ishte dakord. “Unë nuk kthehem tek Barcelona, do të shkoj tek Interi i Majemit”, – ishin fjalët e tij siç citon “El Mundo Deportivo”.

Sfidanti.al