Italia është si Van Gogu, por sa dhimbje koke për Mançinin

Për një futbollist është e lehtë të nxjerrë nga goja shprehje interesante, ashtu siç është e lehtë edhe që të mërzitet kur nuk luan, apo të jetë i lumtur kur shkel fushën. Me një trajner çështja është ndryshe dhe Roberto Mançini ka shumë kokëçarje në prag të sfidës çerekfinale ndaj Belgjikës në Euro 2020. Mateo Pesina e krahasoi Italinë me një pikturë të Van Gogut, pra e tillë ka qenë bukuria e lojës së saj, ndërsa Mançini duhet të gjejë “formulën e saktë të ngjyrave” për pikturën e radhës.

Çështja është nëse në fushë duhet të jenë lojtarët të cilëve trajneri u ka besuar gjithnjë, apo disa të rinj të tjerë që kanë shkëlqyer sapo u është dhënë rasti? Mançini ka luajtur gjithnjë me titullarë si Verrati, Berardi, Barela apo Imobile. Gjithsesi, 6 nga 9 golat janë shënuar nga zëvendësuesit, dhe të tillë si Lokateli, Pesina apo Kieza e kanë vënë në dilemë teknikun e kaltër. Mançini me siguri do të mendohet mirë, dhe do të hedhë në fushë lojtarët që u përshtaten më mirë skemave të tij, por edhe ata që janë në formë më të mirë fizike.

Sfidanti.al