Mungesat kanë qenë të shumta, ndoshta normale për një 39-40-vjeçar, por Zllatan Ibrahimoviç nuk e pëlqen këtë lloj normaliteti. Ylli veteran suedez është gati të hyjë në sezonin e 23-të si profesionist dhe synon të gjejë mënyrën e duhur për të mbrojtur veten nga dëmtimet, për të luajtur sa më shumë, dhe për të fituar një titull me Milanin. Një objektiv ambicioz, pasi kuqezinjtë kanë një dekadë që nuk dalin kampion, që nuk fitojnë Kupën e Italisë, ndërsa Championsi ende nuk është kthyer në diçka normale. Gjithsesi, Ibra do ta provojë sepse ai nuk dorëzohet kurrë pa luftuar më parë, ndërsa dëshiron t’i tregojë Milanit se nuk gaboi kur i besoi rinovimin edhe pr një vit me rrogën deri në 7 milionë euro neto në sezon.
Sfidanti.al