Igli Tare, hap gojën çfarë do, veç futbolli ka.. pronar!

Kur ndahet një burrë dhe një grua pas 18 vitesh bashkëjetesë, pyetja e vitrinës mbetet : e tradhëtoi burri gruan apo gruaja burrin? Në rastin e Tares me Lacion, “burri dhe gruaja” do të vazhdonin bashkëjetesën, nëse nuk do të ishte futur në mes një i tretë, që në këtë rast quhet Mauricio Sarri. Në Itali thuhet se Taren, një nga drejtorët më të spikatur në Serinë A, e kërkojnë shumë klube brenda dhe në mbarë Europën..

Po në Shqipëri, çfarë thuhet për Igli Taren? Diku dëgjon që Tare ka nevojë për një pushim të gjatë relaksues, të tjerë e shohin si sipërmarrës energjetik, ndërsa dy ditë më parë në një studio në TV u hodh ideja se Tare mund të jetë ideal në krye të Ministrisë së Sporteve. Siç duken bathët e shikojnë gjithandej, por kanë të ndaluar ta shikojnë në krye të futbollit shqiptar, sepse presidenti Duka e ka blerë “postin” me kusht që dikush nga të tijët ta trashëgoi atë.

Tare president i FSHF-së! Kjo ka qënë edhe ëndërra e “fëmijërisë” e kryeministrit Rama, që dikur na thoshte se është luks t’ua lësh italianëve Igli Taren, kurse sot mund të na thotë se futbolli pa Armando Dukën do të ishte një lojë “budallaqe” ku do të fitonin të gjithë dhe jo vetëm njëri…

Sfidanti.al