Paris SG shkarkon trajnerin kampion Kristof Galtie!

Kështu është jeta në futbollin profesionist dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e tillë. Pasi Napoli ndau rrugët me trajnerin Luçiano Spaleti (dhe pasi Partizani në Tiranë duket se do ta bëjë këtë me teknikun kampion Kolela), edhe Paris SG nuk u vonua aspak. Klubi francez shkarkoi trajnerin Kristof Galtie pas vetëm një viti në detyrë, edhe pse doli kampion. Presidenti Al Helaifi me gjasë gjykoi se Galtie nuk ishte në lartësinë e detyrës pas eliminimit nga Bajerni në Champions, ndërsa në stol pritet të ulet Julian Nagelsmani, pikërisht ish-trajner i Bajernit.

Sfidanti.al