Fillimisht u deklaruar se do të kthehej tek Barcelona, pastaj “i bënë gati” kontratën e jashtëzakonshme prej 400 milionë eurosh në sezon në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Sot, Lionel Mesi jepet si i dëshiruar për të shkuar në Ligën Profesioniste të SHBA-së, me Interin e Majemit të zotëruar nga Dejvid Bekami. “Deili Meil” shkruan se burime pranë Mesit konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për të shkuar në Arabinë Saudite, ndërsa pritet të shihet nëse do të shkojë tek Barcelona apo në SHBA.
Sfidanti.al