Kajl Uolker mungon në stërvitjen e Mançester Sitit

Mbrojtësi i rëndësishëm anglez ka një dëmtim dhe është në dyshim për finalen e madhe në Champions. Mediat britanike njoftojnë se Kajl Uolker ka munguar në seancën stërvitore të Mançester Sitit vetëm pak ditë përpara sfidës së të shtunës ndaj Interit në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. Duket se mbrojtësi i rëndësishëm ka probleme dëmtimi, ndërsa njihet si një nga futbollistët më të mirë të kampionëve të Anglisë, që mbuloi Kilian Mbapenë në Botëror dhe Vinisiusin në duelin gjysmëfinal ndaj Realit.

Sfidanti.al