E tilla jeta e një futbollisti profesionist, sidomos kur arrin majat. Ylli i Francës, dhe tashmë ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka deklaruar se largimi nga “Bernabeu” ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës dhe të jetës. Mediat spanjolle dhe ato britanike bëjnë shaka duke shkruar se me të vërtetë jeta bëhet e vështirë kur të japin 300 milionë euro për 3 sezone. “Me të vërtetë ndihem keq, – tha Benzemaja, – nuk është e lehtë. Do të doja ta mbyllja futbollin këtu tek Reali”.
Sfidanti.al