Projekti i presidentit Laporta është i pranueshëm dhe i besueshëm. Kjo do të thotë se Barcelona mund të vazhdojë me planet e saj për sezonin që vjen dhe ky është një lajm i madh. La Liga e ka miratuar planin e numrit 1 të klubit, dhe kjo do të thotë se katalanasit do të mund të bëjnë veprimet e tyre sportive, të bazuara në të ardhurat financiare që parashikohen pikërisht në këtë plan. Pas firmosjes zyrtare të vendimit, Barça mund të ketë të vlefshme rinovimet e lojtarëve si Gavi, Arauho, Sergi Roberto apo Penja.
Sfidanti.al