Kontrata e merituar, Mendilibar rinovon me Seviljen

Trajneri fitues i Ligës së Europës dhe ai që ndihmoi ekipin të kualifikohej për në Champions mori shpërblimin. Hoze Luis Mendilibar do të jetë sërish trajner i Seviljes, siç e njoftoi klubi me anë të zv. presidentit Hoze Maria del Nido Karrasko. “Ne kemi firmosur për një vit, – tha ai, – trajneri donte kontratë 1-vjeçare”. Nën drejtimin e Mendilibarit, Sevilja shpëtoi bindshëm nga rënia nga kategoria dhe fitoi Ligën e Europës duke mundur Romën në finale pas penalltive.

Sfidanti.al