Edhe kur De Biazi shfaqet “italiano vero”,  s’e lëmë t’i  gëzohet triumfit…

Ka fituar Italia me meritë ka fituar turneun e bamirësisë dhe kur shikonim De Biazin që ngrinte trofeun, na dukej sikur e kishim fituar ne dhe jo italianët! Kjo ndjesi e gabuar diktohej nga fakti se De Biazi historinë , sa e vërtetë dhe e pavërtetë qoftë, e ka bërë me ne, kurse trilli është se sapo u shfaq në krye të Italisë, brenda një dite, është shpallur fitues. Siç duket, kjo është toka e shenjtë për teknikun italian, që fati i ka sjellë të shijojë fitore që ia kanë bërë dhuratë, por edhe fitore të vërteta, që nuk vareshin nga zotat sipër kokës.  Dëgjoni fjalët e presidentit Duka  dhe pastaj gjeni kur kanë lindur ato, në momentin që De Biazi ka ngritur trofeun apo kur zaptoi fushën e “Arenës” me  buzëqeshjen e tij të madhe fituese. Ja fjalët pikante me cinizëm   të  presidentit : “De Biazin e bëri Shqipëria që të fitojë. Sepse erdhi në Shqipëri që të ishte trajner i Italisë dhe të fitonte”.

Mirë… ato ditë në Europian, kur gati ia nxorrëm prej hundësh kualifikimin, duke e shpërfillur publikisht meritën e trajnerit, por edhe në ditët që ka hequr qeleshen, kur shfaqet si  italiano vero, prapëaseprapë, ia “vjedhim” fitoren.  Kur presidenti thotë se De Biazin e bëri Shqipëria që të fitojë sepse erdhi si trajner i Italisë, duket sikur ne paskemi bërë edhe listën e Italisë dhe trajner mund të kishte qënë dikush tjetër…

Sfidanti.al