Dinamo dhe Skënderbeu “pastrohen”,  nga mëkati tek ”lavdia” !

Dy ekipet që mëkatuan në mesjavë në emër të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu dhe Dinamo,  “shkuan” në kishën e topit, dhe bën faljen e mëkatit. “Prifti” , me një fjalë FSHF-ja,  me zemrën e madhe u dha falje,  por me kushtin  që të tregonin me vepra se ishin penduar ! Dhe ekipet  e mëkatit , sa hap e mbyll sytë , u tjetërsuan si ndodh vetem nëpër përralla. Skënderbeu largon fëmijët nga ekipi dhe shkon në “luftë” me burrat, duke mundur Ballshin me 3 gola në fushën e tij…

Po ç’ndodhi me Dinamon? Akoma më ndjellëse magjia e Dinamos në Derbin me Tiranën në Elbasan. Të dukej  shumë  befasues dhe mbresëlënës reagimi  që bënë në 90 minuta me Tiranën. Përmbysën ndeshjen , e fundosën pa meshirë Tiranën  , ndofta më e dobta që na kanë zënë  sytë. Kjo  qasja e Dinamos  na bëri  që të “harrojmë”  teatrin me nivel amatorësh tri dite me pare në Kupë ! 4 golat e saj ishin për t’u pirë në kupë, sidomos ai i Bregut,  pa lidhje me  golat  shtiracakë  në ..Kupë !

Sfidanti.al