Fitorja e Skënderbeut ndaj Bylisit e bën disi më tërheqës këtë sezon të Kategorisë Superiore ku lufta për titullin nuk ka aspak rëndësi, të paktën në 36 javët e para. Formula e imponuar me dhunë dhe arrogancë nga FSHF tashmë ka marrë trajtat e një gjendjeje normale edhe pse e tillë nuk është. Katër skuadrat e para duket se janë shkëputur përfundimisht dhe mund të luajnë të gjitha shenjat e skedinave që kanë në dispozicion pa pësuar asnjë dëm, ndërsa në krahun tjetër, beteja e vërtetë duket se po zhvillohet në zonën e mbijetesës. Një të vërtetë të madhe ky kampionat duket se e ka. Lojën të bukur e bën lufta e më të dobtëve, ndërsa të fortët ose “yjet rrinë e vështrojnë”.
Nga Pirro Bardhyli