Tamam si në një ndeshje futbolli, ku ylli i ekipit del i fundit në fushë dhe pret të marrë përkëdheli dhe ovacione! Edhe në rastin e preludit të dhunës, asaj të ndeshjes në Kamzë, pasi u shfaqën zyrtarët e FSHF-së në ekrane dhe gazeta, i fundit doli edhe presidenti-lojtar,zoti Duka. Përse ndodhi kjo ngjarja e dhunës ? – e pyetën shefin, për të cilin thuhet se është aq në simbiozë me dhunën në tërë këto vite sundimi, sa nuk jetojnë dot pa njëri tjetrin. Përgjigja e tij ishte “e thellë”, sociale dhe disi tallëse, sidomos për ata që njohin rrënjët e dhunës. “ Kuptohet niveli i shoqërisë shqiptare dhe ne duhet të jemi realistë ku jemi dhe ku është niveli i shoqërisë shqiptare. Ai që është agresori dhe ai që bën dhunën patjetër që ka peshën kryesore të fajit dhe duhet të marrë dënimin e duhur por të gjitha këto dhe të tjerët duhet të analizojnë dhe të shohin se çfarë faji kanë.”
Mbresëlënëse kjo frazë e presidentit : “ Ai që është agresori dhe ai që bën dhunën ka peshën kryesore të fajit..”. Duket sikur flet një gjykatës me thinja para disa nxënësve gojëhapur, madje një gjykatës i huaj që vjen nga UEFA dhe që përpiqet që shqiptarët plot vese ..ta gjejnë dhunuesit mes tyre dhe jo të ngjiten lart, atje ku buron dhuna e pastër! Ajo që ndodhi në Kamzë, po ta shikosh nga ekrani, pa pike dyshimi të fanepset si shfrenim mesjetar, ku gjuetia bëhet për njeriun dhe jo për topin. Por, syri nuk i kap të gjitha dhe ajo që nuk duket nga ekrani është edhe më e rrezikshme. Ka kohë që Kamza ka dalë nga roli i paracaktuar nga skenari i dramës qw quhet Superligw, madje një sezon më parë u gëzua aq shumë që shpëtoi nga gremina, pa e ditur se shpëtoi lëkurën, sepse më pas do t’i kwputnin kokwn! Javë pas jave u shpallwn viktima dhe , së fundi, si me marifet, ranë në grackën e dhunës “anormale”, të ngrehur me sqimë nga ustallarët, që shesin dhe blejnë dhunë sipas bursës, një bursë që nuk e gjen dot edhe në thellësi të shoqërinë shqiptare!
G.Sinemati
Botuar ne gazeten Panorama Sport