Ajaksi eliminoi Realin; urimi i vjen dhe nga Luis Suarez

Ajaksi eliminoi Realin e Madridit nga Liga e Kampioneve duke bërë që e gjithë Holanda të shpërthejë në festë. Por edhe në Spanjë ishte dikush që u gëzua për këtë arritje të ‘Harkëtarëve’ nga Amsterdami. Bëhet fjalë për Luis Suarez i cili në të kaluarën është aktivizuar me skuadrën e Ajaksit’.

‘Urime! Kam qenë gjithnjë tifoz i Ajaksit-shkruante sulmuesi i Barcelonës në profilin e tij në rrjetin social Tëitter
Luis Suarez ka kaluar 4 sezone me Ajaksin nga 2007-2011 duke zhvilluar 159 ndeshje e duke shënuar 100 gola. Rendimenti i shfaqur prej tij në Amsterdam i shërbeu për transferimin te Liverpuli, ndërsa në sezonin 2014/2015 uruguajani u bashkua me skuadrën e Barcelonës

sfidanti.al