Ç‘i dëgjuan veshët Vllaznisë? Josa: “ Nëse humbisni, do t’ju vras!”

Në pushim të ndeshjes, kanë ndodhur shumë çudira, janë thënë fjalë me peshë magjike, janë recituar deri hartime për të frymëzuar futbollistët, janë bërë edhe kërcënime, por kjo e fundit, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, ..na kishte munguar në “ginesin” e llojit tonë. E pyetën trajnerin Josa, fill pas ndeshjes, se çfarë u tha futbollistëve të tij në pushimin midis pjesëve. Përgjigja e tij befasoi edhe më shumë se fitorja e Vllaznisë brenda në “Selman Stërmasi”: “ Nëse do të humbisni këtë ndeshje sot, do t’ju vras..”

Pse zgjodhi pikërisht këtë frazë, me dozë të tejkaluar kërcënimi, trajneri Josa? Çfarë do të ndodhte nëse Tirana barazonte ndeshjen ose edhe e përmbyste atë? Por Josa e paska patur “seriozisht” që do t’u bënte gjëmën futbollistëve të tij, kur e shtyn edhe më tej: “ E shpëtuan veten e vet, sepse na ka qëlluar që të humbasim në minutat e fundit…”

Dhe, kur Vllaznia fiton në Tiranë, sipas ritualit të vjetër në Shkodër, triumfi është si një anabolizant që ndez imagjinatën për titull! Nw Shkodwr janw lodhur duke dwgjuar komplimente pwr stilin e lojws, por pa fituar gjw! Ndaj kur fillojnë ngacmohen me batuta mes njëri – tjetrit ia lëshojne: “ Na thojnë se luajmë bukur, veç për të fituar..janë të tjerët në radhë”

Sfidanti.al