A mund të besohet që Ferrari po dominon provat në Holandë?!

Formula 1 është një kampionat i çuditshëm dhe makinat ndryshojnë rendimentin nga pista në pistë, por me atë që u pa në Belgjikë, u mendua se Red Bulli ka nisur t’i lerë të gjithë në bisht. Makina austriake ishte e paarritshme nga Ferrari dhe Mercedesi, madje gjermanët dolën mbi italianët. Mbërrijmë tek Çmimi i Madh i Holandës në F1 dhe shohim se provat e lira kanë shenjën e dominimit të Ferrarit, me dy makinat “kokëkuqe” në dy vendet e para. Lëklerku e la vetëm 4 të qindat prapa shokun e ekipit, Sainz, ndërsa Verstapen mbeti gati 7 të dhjetat pas. Tepër poshtë holandezi që është kampion i botës në fuqi dhe kryesues i renditjes së Botërorit. Gjithsesi, të presim provat zyrtare, ndërsa Lëklerku është shprehur se “nuk i numëroj më pikët e diferencës me Verstapenin”.

Sfidanti.al